Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 32-vjeçari

  • 26 June 2016 - 10:32
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 22-vjeçare.

Bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan Arjan Rexhepin, 32 vjeç, banues në Bulqizë. Ndërkohë gruaja e tij, shtetasja me inicialet E. M., ka bërë kallëzimin në polici për dhunën e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti.

Mësohet se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.

(Kosova Sot)