Plagoset në punë punonjësi, arrestohet drejtori i rrobaqepësisë

  • 26 June 2016 - 12:02
Plagoset në punë punonjësi, arrestohet drejtori i rrobaqepësisë

Policia e Maliqit ka arrestuar një drejtor rrobaqepësie, pasi akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Gjithashtu procedohet penalisht shoferi për “Plagosje të rëndë nga pakujdesia”.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Agron Shabanllari, 52 vjeç, banues në fshatin Libonik të Maliqit, me detyrë drejtor i një rrobaqepësie.

Policia ka njoftuar se filloi edhe procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e rëndë nga pakujdesia” ndaj shtetasit me inicialet A.N., 41 vjeç, banues në Korçë, me profesion shofer, pasi dje, në ambientet e kësaj rrobaqepësie, është goditur në kokë nga koshi metalik i vinçit që komandohej një punëtor, shtetasi D. P., 37 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i dëmtuar D. P aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

(Kosova Sot)