Schulz: Britania deri të martën të inicioje procedurën e largimit nga BE-ja

  • 26 June 2016 - 12:44
Schulz: Britania deri të martën të inicioje procedurën e largimit nga BE-ja

Pas referendumit britanik në të cilin votuesit kanë votuar për të lënë BE-në, Parlamenti Evropian dhe Presidenti i saj Martin Schulz duan që të rifillojë procedura për të larguar Britaninë e Madhe nga BE-ja sa më shpejtë të jetë e mundur dhe kanë për qëllim t’i japin britanikëve afat deri të martën për të njoftuar zyrtarisht Brukselin për rezultatin e referendumit.

Për t’u larguar nga BE-ja duhet të fillojë procedura nga Londra ku së pari duhet paraqitur zyrtarisht një kërkesë për dalje.

BE-ja pret që “tani qeveria britanike përmes një njoftimi ta bëjë këtë deri të martën”, ka thënë Schulz për “Bild am Sonntag”,transmeton Indeksonline.

Ndërsa sipas ‘Frankfurter Allgemeine zontagscajtungu’, grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian së bashku kanë ndërmend të pyesin kryeministrin britanik David Cameron në samitin e BE-së të martën lidhur me dëshirën e britanikëve për të lënë BE-në.

Është e nevojshme “për të shmangur pasigurinë e dëmshme për të gjithë dhe për të ruajtur integritetin e Bashkimit Evropian”, të publikuar nga FAZ duke iu referuar propozimit për një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian.

Gjithashtu Schulz ka theksuar dje se vendimi i kryeministrit Cameron për të pritur deri në tetor për të larguar Britaninë nga BE-ja është kërkesë “skandaloze” dhe kështu “i gjithë kontinenti evropian bëhet një peng britanik”.

(Kosova Sot)