Burjani: Shteti për momentin është pronë e kësaj klase politike

  • 26 June 2016 - 14:33
Burjani: Shteti për momentin është pronë e kësaj klase politike

Analisti Blerim Burjani në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se kjo klasë politike aktuale ka mbetur ende anarkike, dhe e pademokratizuar, por edhe problematike për zbatimin e vullnetit të qytetarëve, pasi, sipas tij, ajo votën e qytetarit e trajton sikurse është obligative për t'i votuar.

"Ky është abuzim i pasurisë publike dhe pagave përmes bordeve partiake. Shteti për momentin është pronë e kësaj klase politike. Ky degradim vazhdon të jetë i dëmshëm për vlerat qytetare dhe shtetërore, dhe nuk ekziston asgjë që ta ndalë këtë klasë të papërgjegjshme politike, si pozitë ashtu edhe opozitë, pasi shteti është uzurpuar nga një klasë e paedukuar siç duhet. Andaj, në këtë drejtim, qytetarët dhe iniciativa qytetare janë rruga e vetme për ta ndalur këtë uzurpim të vullnetit të qytetarëve".

(Kosova Sot)