Nëna qëllon për vdekje 2 vajzat në mes të rrugës në Teksas, vritet nga policia

  • 26 June 2016 - 15:43
Nëna qëllon për vdekje 2 vajzat në mes të rrugës në Teksas, vritet nga policia

Një nënë 42-vjeçare është vrarë nga policia, pasi ajo qëlloi për vdekje në mes të rrugës dy vajzat e saj. Christy Sheats qëlloi mbi vajzat e saj Madison Sheats 17 vjeçe dhe Taylor Sheats, 22 vjeçe.

Policia e Teksasit ka bërë të ditur se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë, është bërë një zënke mes tyre. Pas kësaj, nëna ka qëlluar me armë vajzat e saj. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në Teksas mbrëmjen e kaluar.

Mediat vendase shkruajnë se në momentin që policia mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti të vdekur vajzën e madhe. Vajza e dytë u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq humbi jetën.

Ndërsa nëna u qëllua nga oficeri i policisë, pasi refuzoi të hidhte pistoletën përtokë.

(Kosova Sot)