Gjakmarrja, kanë të gjithë të njëjtat këmbë

  • 26 June 2016 - 15:58
Gjakmarrja, kanë të gjithë të njëjtat këmbë

“Kanë të njëjtat këmbë: Gishtin e madh, gishtat e tjerë të rregullt, kaviljen robuste. Thembrat janë disi të plasaritura dhe thonjtë janë të veshur edhe me pluhur, tipike për ata që ecin zbathur në një shtëpi fshatare. Janë këmbë të forta, të mbështetura mirë në tokë, konkrete.

Hap pas hapi, Fitorja, Viola dhe Veronika, tre motra, mezi ngrihen nga toka e varrezave këtë qershor dhe prej zisë së padrejtë. Në një pasdite në fillim të verës, tri motrat janë takuar për të kujtuar përvjetorin e vdekjes së një vajze, e vrarë nga absurditeti i një zënke. Fitorja përpiqet të fshehë dhimbjen nën vështirësitë e jetës: i mungon puna dhe alternativat ekonomike. Nuk u lë vend as lotëve, edhe pse më vonë i shpëtojnë padashur. Në këmbë, në ato këmbë kaq të ngjashme me të tjerat, qëndron e palëvizur mbi gurin e varrit, duke i përsëritur pafundësisht motrës që të çohet”./360gradë

(Kosov Sot)