Falluxha lirohet krejtësisht nga ISIS

  • 26 June 2016 - 16:00
Falluxha lirohet krejtësisht nga ISIS

Forcat irakiane kanë liruar krejtësisht  qytetin e Falluxhas, në perëndim të Irakut, që ishte nën kontrollin e ISIS-it që prej janarit të 2014.

Kjo ishte dhe fortesa e fundit e Shtetit Islamik. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i forcave irakiane, i cili deklaroi se komandanti i Forcave të Antiterrorit, general Abdul-Wahad al-Saadi me trupat e tij kanë hyrë në lagjen veriperëndimore “Golan”, e vetmja që kishte mbetur nën kontrollin e grupit të dhunshëm islamik.

Sipas Al Asadit gjatë betejës për Falluxhën përllogariten të jenë vrarë të paktën 1.800 militantë të ISIS-it, ndërkohë që dhjetëra mijëra banorë u larguan si pasojë e luftimeve.

Operacioni  ushtarak për rimarrjen e qytetit të Falluxhës nisi në muajin maj pas një urdhri të dhënë nga kryeministri Abadi. Pas rënies së Falluxhës beteja e rradhës për  forcat irakiane do të jetë qyteti i Mosulit

(Kosova Sot)