Nga kabina del tym, pasagjerët evakuohen nga avioni (Video)

  • 26 June 2016 - 16:11
Nga kabina del tym, pasagjerët evakuohen nga avioni (Video)

Pasagjerët e një fluturimi “Amarican Airlines” në Londër janë detyruar të evakuohen, si pasojë e tymit në kabinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në aeroportin “Heathrow” në terminalin 3.

Sipas mediave vendase, pasagjerët që ishin në avion kanë përdorur daljet emergjente për të zbritur nga ai. Menjëherë janë thirrur shërbimet e emergjencës për të shkuar në vendngjarje, teksa njerëzit aty u larguan.

Një video 50-sekondëshe është postuar në “Twitter” nga Ross Hiscock, 2 vjeç, i cili ishte në një avion tjetër. Siç shihet, pasagjerët dalin nga pjesët emergjente të avionit.

Bëhet e ditur se tymi ka ardhur si pasojë e një defekti në njësinë ndihmëse të energjisë, i cili është një motor i vogël i vendosur në bishtin e avionit.

(Kosova Sot)