Hollande refuzon referendumin, Le Pen: Kjo është fyese

  • 26 June 2016 - 16:56
Hollande refuzon referendumin, Le Pen: Kjo është fyese

Pas vendimit të Britanisë për daljen nga BE-ja, janë shtuar zërat për mundësinë e mbajtjes së një referendumi edhe në Francë. Marine Le Pen, e cila drejton Frontin Nacional në Francë i ka propozuar zyrtarisht presidentit Holllande mbajtjen e një referendumi lidhur me qëndrimin e francezëve ndaj Bashkimit Europian. Por Hollande e ka refuzuar një kërkesë të tillë.

“Ne kërkuam implementimin e një referendumi, me anë të të cilit të pyesim francezët nëse duan të rrinë apo të dalin nga BE-ja. Por presidenti e refuzoi”, u tha Le Pen mediave franceze.

“Kjo është fyese. Është njësoj sikur ta konsiderosh popullin si rrota e pestë e një automjeti”, tha ajo.

Le Pen u shpreh e keqardhur për mungesën e një përgjigjeje dhe indiferencën ndaj atyre që ajo i cilëson si sinjale që francezët dhe europianët në tërësi përcjellin prej vitesh. 

(Kosova Sot)