Brexiti përçahen britanikët, të rinjtë kthehen kundër të vjetërve

  • 26 June 2016 - 18:42
Brexiti përçahen britanikët, të rinjtë kthehen kundër të vjetërve

Vendimi për të lënë Bashkimin Evropian e ka lënë Mbretërinë e Bashkuar me një shoqëri më të përçarë se kurrë më parë, shkruan në një koment të tij, gazetari i CNN, Robin Oakley.

Komendin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Në pesëdhjetë vite si gazetar politike nuk kam hasur kurrë një shok dhe zemërimin e tillë: mëngjesin që u njoftua rezultati i referendumit telefoni im është nxehur nga mbipërdorimi, kryesisht me miq të rinj në moshë, të revoltuar që brezi i vjetër, për shkak të paragjykimeve të tyre konservatore, hodhi të ardhmen e tyre poshtë lumit.

Vetëm shikoni në ndarjen e votimit dhe ju do të shihni pse. Ka pasur ndarje të mëdha mes Londrës dhe krahinave, mes të qyteteve të mëdha dhe fshatrave të qetë, mes gjeneratës së vjetër dhe të re, mes të diplomuarve dhe atyre të paarsimuar.

Ndoshta ndarja më e qartë është ajo mes njerëzve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në Parlament. Kombi vendosi së do të largohet nga BE-ja por shumica e deputetëve dhe përfaqësuesve në parlament kanë qenë tradicionalisht mbështetës të qëndrimit në union. Tema më e fuqishme e fushatës për Nigel Farage ishte këmbëngulja e tij se referendumi ishte një shans për të shkurtuar dëmet që i bënin strukturat politike të BE, një jehonë kjo e taktikës së ndjekur në SHBA nga Donald Trump.

Mosbesimi i klasës politike mund të jetë intensifikuar vetëm me spektaklin e ish-udhëheqësve të Partisë Konservatore dhe ministrave të financave që akuzojnë ish-kolegët e tyre për pandershmëri dhe ndërhyrjet jo paqësore të shoqërisë civile mbi dinjitetin e akademikëve të respektuar.
Referendumet rrallëherë janë një përgjigje e thjeshtë për një pyetje të thjeshtë. Shpesh ata bëhen pre e një vendimi të ndikuar nga popullariteti i personit ose qeverisë që ka paraqitur pyetjen, apo nga çështje më të gjera.

Ky referendum shpejt zbuloi një hapësirë ndarëse mes tradicionalistëve në zonat rurale dhe qyteteve tregtare, qytetarët e të cilët nga ajo jeta e thjeshtë që bënin para Brexit, tani po kalojnë një gjëndje emergjente, sidomos të rinjtë, të përshkruar me një fjali të vetme “Ndalojeni botën, duam të zbresim”.

Në qytetet universitare të Oksfordit dhe të Kembrixhit, votimi qe pozitiv, edhe Londër fushata pro BE-së mori 60% të votave. Në zonat e përqendrimit të lartë të emigrantëve votimi ishte afërsisht 60-40 për t’u larguar nga BE. Pezullimi i fushatës së referendumit për dy ditë pas vrasjes në rrugë të deputetes ishte një pranim i heshtur që nënrryma e errët dhe e rrezikshme ishte liruar nga argumentet publike.

Një ndarje e rëndësishme është shpallur me 62% e votuesve skocezë për të qëndruar në BE dhe vetëm 38% për tu larguar, një kontrast i cili ka ngritur mundësinë e një referendumi në Skoci që ajo të shkojë rrugën e vet. Sinn Fein kanë arritur mbi 56% të votave për qëndruar në Irlandën e Veriut por edhe atje mund të zhvillohet një referendum për bashkimin e Irlandës.

Në qoftë se ndarjet në të gjithë vendin janë të përhapura, ato brenda partive tradicionale politike janë edhe më të forta.Partia Konservatore ka qenë në luftë me Evropën sepse e sheh si shkaktaren e rënies së Margaret Thatcher-it. Lufta e brendshme mes dy partitë e mëdha do të intensifikohet në një të vetme .
Liberal-demokratët të cilët duket të jenë duke përfituar nga situata u zhdukën farë në zgjedhjet e fundit. Por cilat janë çështjet që çuan votuesit në Mbretërinë e Bashkuar për të lënë BE-në?

Drejtuesi i tyre kryesor financiar Aaron Banks ka thënë gjatë fushatës se referendumi do shkundte politikën britanike aq rëndë se copat nuk do të mblidhen me kurrë së bashku. Pra, kur do e marri Britania orën e triumfit të Farage-së? Është e vështirë ta mendosh se tani ai mund të rrijë fshehurazi në hije, apo do ta riformatojë partinë e tij si partia e anti-emigracionit?

Cameron, i cili e kishte copëtuar tashmë figurën e tij duke thënë se nuk do të luftonte për një tjetër zgjedhje, i ka rënë murit me kokë pas gabimit të madh të referendumit, por po të vazhdonte luftën mbi vazhdimësisë në BE vetëm do të rriste neverinë publike.

Njerëzit më pyesin nëse plagët mund të shërohen, nëse një “Britani e vogël dhe trime” mund ti tërheqë të gjithë së bashku për ta bërë e vetme rrugën e saj në botë, pavarësisht frikës dhe urrejtjes që nxiti ndërmjet komuniteteve në këtë debat e nxehtë? Për momentin, fatkeqësisht, unë nuk mund të ofroj asnjë shpresë!

Të gjitha provat thonë se politika pas referendumit në Britani ka gjasa të bëhet, gjithnjë e më të hidhur dhe me një ndarje shqetësuese akoma më shqetësuese mes brezave, për të cilat nuk ka asnjë dozë shëruese në dispozicion. Brexit është hapi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore padyshim”!

(Kosova Sot)