KEK-u rikthen në punë bllokun B2

  • 26 June 2016 - 18:51
KEK-u rikthen në punë bllokun B2

Është kthyer në funksion njësia e B2, rënia nga sistemi e të cili u kishte shkaktuar telashe me energji elektrike disa pjesëve në vend. Kështu ka njoftuar KEK-u nëpërmjet një komunikate për media.

“Pas angazhimit maksimal të ekipit të KEK-ut, pas disa orësh është sanuar problemi me Elektrofiltrin e njësisë B2 dhe njësia është kthyer në punë”, deklaron KEK-u.

“Me këtë rast nga pasmesnata të gjitha njësitë e KEK-ut, janë duke prodhuar sipas planit”.

KEK-u njofton se  KEDS-i si rrjet i shpërndarjes, ishte njoftuar me kohë rreth problemeve me elektrofiltrin e njësisë B2 para se njësia të ndalet nga puna.

(Kosova Sot)