Dinari valuta e dytë në Kosovë, BQK pranon dhe hesht

  • 26 June 2016 - 19:05
Dinari valuta e dytë në Kosovë, BQK pranon dhe hesht

Bedri Hamza, ka pranuar  se në zonat e banuara me serb përdoret valuta serbe.

Lejimi që të shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës nga Banka Qendrore e Kosovës, e cila do të duhej të jetë rregullator i ekonomisë së vendit, duket të jetë normale për guvernatorin Bedri Hamza.

Qytetarët nëpër komuna me shumicë të minoritetit serbë në Kosovë vazhdojnë të shfrytëzojnë valutën serbe “Dinari” për këmbime në mallra dhe shërbime të ndryshme. Kjo dukuri është e ndaluar me ligjet dhe rregulloret e Kosovës, për faktin se vendi ynë, valutë zyrtare ka “Euron”.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, (BQK), Bedri Hamza, ka pranuar për media se në zonat e banuara me serb përdoret valuta serbe. Banka Qendrore madje e ka licencuar një banke të Republikës së Serbisë, e cila funksionon me dinarë.

(Kosova Sot)