Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme nga IHMK

  • 26 June 2016 - 19:28

Gjatë kësaj periudhe kohore mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Dy ditët e para të javës do të shoqërohen me mot me vranësira të ç’rregullta të cilat herë pas here do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Këto vranësira për shkak të zhvillimit enorm dhe gjendjes ciklonike kanë mundësi që nëpër territore të vogla të sjellin edhe rrebeshe shiu të përcjella me breshër.

Nga dita e mërkurë dhe e enjte serish pritet të ngritën temperaturat rreth vlerave 29-31, ndërsa të hënën dhe të martën vlerat e temperaturave minimale parashihen të lëvizin në kufijtë 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 25-27 gradë Celsius.

Të premten sipas ecurive synoptike pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pritet të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius,  kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-13m/s.

(Kosova Sot)