Limaj: Kam një arsye më shumë për t'i shërbyer me shpirt familjes sonë socialdemokrate

  • 26 June 2016 - 21:03
Limaj: Kam një arsye më shumë për t'i shërbyer me shpirt familjes sonë socialdemokrate

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka falënderuar të gjithë ata të cilët morën pjesë në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie të cilët përsëri ia dhanë besimin për kryetar të Nismës.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se tani ka një arsye më shumë për t’i shërbyer me shpirt familjes socialdemokrate.

Lexoni postimin e plotë:

FALEMINDERIT!

Mirënjohje e thellë për të gjithë socialdemokratët e NISMA-së.

I falenderoj me respekt të gjithë delegatët e NISMA për Kosovën, që morën pjesë në Kuvendin e parë Zgjedhor, e që në fakt ishte një Kuvend model që i mungonte skenës sonë politike. Ky Kuvend na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Nismën.

Falënderim nga zemra për të gjithë delegatët që përfaqësonin zërin e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të Nismës, e të cilët më dhanë besimin e tyre për kryetar të NISMA për Kosovën.

Për mua është një arsye më shumë për t'i shërbyer me shpirt familjes sonë socialdemokrate, me ndershmëri, përkushtim e dinjitet.

I Juaji ,Fatmir LIMAJ

 

Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
Image