Tjetër kallëzim ndaj Anjeza Shabanit, dhunoi edhe një 6-vjeçare

  • 26 June 2016 - 23:20
Tjetër kallëzim ndaj Anjeza Shabanit, dhunoi edhe një 6-vjeçare

Administratorja e kopshtit privat në Sauk dyshohet se ka dhunuar edhe një tjetër fëmijë. Anjeza Shabani do të përballet edhe me akuzën e dhunimit të një 6-vjeçareje, pas denoncimit të bërë nga prindërit e vogëlushes.

Vajza e vogël u ka treguar prindërve se Anjeza e kishte rrahur, ndaj ata e kishin hequr fëmijën e tyre nga kopshti. Por ky fakt nuk ishte denoncuar për mungesë provash.

Denoncimi i prindërve të vajzës e rëndon pozitën e Shabanit, e cila përballet ndodhet në burg, pasi Gjykata e Tiranës dha ndaj saj pak ditë më parë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(Kosova Sot)