Papa: Largimi i Britanis nga BE-ja ishte vullneti i popullit

  • 27 June 2016 - 10:21
Papa: Largimi i Britanis nga BE-ja ishte vullneti i popullit

Zëdhënësi i Papës Francis e kishte pyetur atë pas votimit të Britanisë së Madhe për tu larguar nga Bashkimi Evropian, se çfarë mendonte ai për këto ngjarje.

Papa ishte shprehur se “votimi ishte vullneti i shprehur nga populli”, sipas Catholic News Service.

“Kërkohet përgjegjësi e madhe nga ana e të gjithëve për të garantuar për të mirën e popullit të Britanisë së Madhe dhe të mirën e bashkëjetesës së tërë kontinentit evropian”, ka shtuar ai.

Kjo përgjigje sidoqoftë, nuk e përcakton se a ishte Papa pro apo kundër largimit të Britanisë nga BE-ja

(Kosova Sot)