Operohet në stomak, por 4 muaj më vonë zbulon gabimin shokues të mjekëve (Foto)

  • 27 June 2016 - 11:25
Operohet në stomak, por 4 muaj më vonë zbulon gabimin shokues të mjekëve (Foto)

Një pacient i është nënshtruar një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale, pasi gjatë operacionit të parë, mjekët i kishin lënë në stomak ... një palë gërshërë. Rasti është regjistruar dy vite më parë në Pisa, Itali, ku pacienti Stefano Miniati, 57 vjeç, ka bërë një operacion në stomak. Por katër muaj më pas, dhimbjet e pjesës abdominale nuk i kishin pushuar ende dhe kjo e ka bërë që t’u drejtohet sërish mjekëve. Radiografia ka nxjerrë në pah gabimin e madh të doktorëve: një palë gërshërë 18 cm në barkun e tij.

Është dashur një operacion i dytë për të hequr gërshërët, por dy vjet pas këtij incidenti fatkeq, Miniati ka vdekur.

Familjarët kanë ngritur një padi ndaj spitalit të Massa Carraras, ku u krye operacioni. Ata thonë se vdekja e pacientit ka ardhur si pasojë e gabimit të mjekëve gjatë operacionit të parë.

Avokatët i kanë kërkuar prokurorisë të nisë hetimet dhe të autorizojë autopsinë, e cila mund të hedhë më shumë dritë rreth ndikimit që ka pasur pajisja e kirurgëve në avancimin e sëmundjes edhe pas operacionit.

(Kosova Sot)