Djali bëhet autik pas vaksinës, dënohet Ministria e Shëndetësisë

  • 27 June 2016 - 12:05
Djali bëhet autik pas vaksinës, dënohet Ministria e Shëndetësisë

Gjykata Administrative e ka dënuar Ministrinë e Shëndetësisë në Itali të dëmshpërblejë një fëmijë autik nga Agrixhento, i cili në vitin 2000 bëri vaksinën polivalente (kundër difteritit, hepatitit B, kollës së mirë dhe tetanosit). Gjykata civile në vitin 2014 kishte shqyrtuar një raport shkak-pasojë për lidhjen midis vaksinës e patologjisë dhe i kishte njohur familjes një dëm 250 mijë euro, por Ministria e Shëndetësisë nuk e pagoi shumën.

Sipas “la Repubblica”-s, vaksinat nuk vlerësohen të sigurta në masën 100 % dhe në raste të veçanta mund ta provokojnë sëmundjen që duhet të parandalojnë ose një sëmundje të ngjashme me të. Por problemet e ndryshme, si rasti i autizmit, janë përjashtuar nga ekspertë të ndryshëm në mbarë botën.

(Kosova Sot)