SHBA, 4 burra përdhunojnë 9-vjeçaren, ndërsa nëna drogohej në dhomën tjetër

  • 27 June 2016 - 12:44
SHBA, 4 burra përdhunojnë 9-vjeçaren, ndërsa nëna drogohej në dhomën tjetër

Mediat amerikane shkruajnë sot për arrestimin e katër personave, të cilët në grup kanë abuzuar seksualisht me një 9-vjeçare.

Akoma më të dhimbshme këtë situatë e bën fakti, që abuzimi ka ndodhur në dhomën ngjitur, ku rrinte e përhumbur nëna e së miturës duke tymosur marijuanë.

Kjo histori ka ngjallur indinjatë tek njerëzit, të cilët kanë kërkuar edhe dënimin me vdekje për përdhunuesit, aq sa kanë detyruar autoritetet të dilnin në deklaratë për mediat për t’i qetësuar ata.

Sipas rindërtimit të bërë  hetuesit ngajrja ka ndodhur në Utah të SHBA-së, në njërën nga dhomart e shtëpisë ku jetonin nënë e bijë.  Abuzimi ka ndodhur ndërsa nëna e fëmijës ishte në shtëpi, në dhomën ngjitur duke pirë marijuanë me një mik.

Gruaja tha se ajo e kishte lënë vajzën e saj për të fjetur në shtrat, por pasi është kthyer, ajo e ka gjetur atë të “mërzitur” dhe me veshje të ngritura mbi bel, ndërsa fëmija nuk ka thënë asgjë.

Të nesërmen e ngjarjes 9-vjeçarja ka gjetur guximin të tregojë se çfarë kishte ndodhur. Nëna ka telefonuar menjëherë policinë dhe kështu katër përdhunuesit e dyshuar, Larson Rondeau, 36 vjeç, Josias Rondeau, 20 vjeç, Jerry Flatlip, 29 vjeç dhe Randall Flatlip, 26 vjeç, u arrestuan.

Sipas rrëfimit të viktimës katër burrat e kishin përdhunuar atë me radhë dhe më pas e kishin mbuluar, duke e lënë në shtrat dhe duke e kërcënuar se do ta vrisnin nëse ajo do t'i tregonte diçka nënës. Katër të arrestuarit janë akuzuar për "përdhunimin dhe marrëdhënie seksuale me të mitur", kështu që rrezikojnë edhe një dënim të përjetshëm.

(Kosova Sot)