Lekaj: Ngritja e shtatores së Car Lazarit është sulm mbi historinë tonë

  • 27 June 2016 - 13:40
Lekaj: Ngritja e shtatores së Car Lazarit është sulm mbi historinë tonë

Pal Lekaj apo Shefi i Grupit të AAK-së përmes një statusi në Facebook ka reaguar drejtuar ngritjes të shtatores së Car Lazarit në Mitrovicë.

Lekaj ka theksuar se ngritja e përmendores së Car Llazarit, është sulm mbi historinë tonë të djeshme. Gjithashtu sipas tij mos-ndalimi i këtyre veprimeve me ‘Luginën e Diellit’ dhe me me “Carin”, Serbisë është duke i rritur apetitin për Kosovën,

Ky është postim i plotë:

Përmendorja e "Carave"

Derisa Serbët e quajnë Kosovën djepi i serbizimit, e Qeveria jonë e gjumit lejon të ngriten përmendore të "Carave" në tokën tonë, ne do të mbesim vasal e të përulur para tyre. Veprimi i fundit i Serbisë, me ngritjen e permendores se Car Llazarit, është sulm mbi historinë tonë të djeshme, por një qeverisje e tillë çfarë po mbizotëron në Kosovë, pa përkushtim për të punuar për fuqizimin e institucioneve të vendit, po krijon shumë hapësirë që Serbia të jetë edhe më e fortë në Kosovë. Mos ndalimi i këtyre veprimeve, dje me "Luginen e Diellit" e sot me "Carin", Serbisë po i rriten apetitet për Kosovën dhe ata nuk do të rreshtin asnjëherë se insistuari që të ndodhë ajo që ata e quajnë “koha e serbëve të arrijë përsëri...në Kosovë". Në vend që nga Serbia të kërkohet, kthimi i fondit Pensional që na e kanë grabitur, kthimi i të pagjeturve që i ka zhdukë vet, kthimi i artëfakteve, dhe i gjërave tjera me vlerë, që janë të Kosovës, qeveria e t'keqit e t'ligut verbohet para këtyre veprimeve që e përdhosin tokën e Kosovës dhe nuk e marrin mundin të reagojnë qoftë edhe vetëm me një komunikatë.  Sa ma parë që të lirohet Kosova nga kjo qeveri, ajo do të jetë më e fortë përballë Serbisë...ndryshe së shpejti do të shihet që dëshmorët kanë rënë më kotë në altarin e lirisë.

(Kosova Sot)