Haradinaj: Shfrytëzimi i diasporës, duhet të marrë fund

  • 27 June 2016 - 13:49
Haradinaj: Shfrytëzimi i diasporës, duhet të marrë fund

Lideri i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar sot se diaspora duhet të jetë pjesë vendimmarrjes në Kosovë.

Sipas tij Shteti i Kosovës duhet të tregohet i ndjeshëm e bujar, për qindra mijëra bashkëkombës dhe jo vetëm sepse ata kanë bërë shumë për shtetin, por sepse ata janë shtetas të Republikës së Kosovës.

Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë takimit të tij me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Degës së AAK-së në Suedi.

Ky është postimi i i plotë nga Haradinaj:

Diaspora duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë

Bashkatdhetarët tanë nëpër Botë, në sezonin e verës janë më afër nesh, dhe Shteti i Kosovës duhet të bëjë të pamundurën poashtu, që edhe ai të jetë më afër tyre.

Jo rrallë ka ndodhur të jenë trajtuar si të huaj, qoftë në ofrimin e shërbimeve, qoftë në taksat e ndryshme që u janë vënë atyre gjatë hyrjes në Kosovë.

Shteti i Kosovës duhet të tregohet i ndjeshëm e bujar, për qindra mijëra bashkëkombas, jo vetëm sepse ata kanë bërë shumë për shtetin e për neve, por sepse ata janë shtetas të Republikës.

Sot pata kënaqësinë t’i pres në një takim, Kryetarin dhe Nënkryetarin e Degës së AAK-së në Suedi, Sabedin Lekiqin dhe Hysni Haxhën.

Ramë dakord që Kosova ka shumë nevojë që Diaspora të jetë, jo vetëm mbështetëse e Kosovës, por edhe pjesë e vendimmarrjes politike e shtetërore.

Logjika, vetëm e shfrytëzimit të Diasporës, duhet të marrë fund! Ata duhet t’i gëzojnë krejt të drejtat e privilegjet e mundshme!

R H

(Kosova Sot)