Tenton të hidhet nga vinçi: Jam jetim, shteti s’më siguron banesë(Video)

  • 27 June 2016 - 13:59
Tenton të hidhet nga vinçi: Jam jetim, shteti s’më siguron banesë(Video)

Një i ri ka tentuar të hidhet nga një viç, pranë një pallati në ndërtim në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së hënë. Në redaksinë e Televizionit Klan ka mbërritur kjo video, që tregon të riun teksa hipën në vinç, pranë pallatit në ndërtim e sipër përball kishës Ortodokse.

Pas ndërhyrjes së policisë, të cilët e kanë bindur, i riu ka zbritur nga aty. Televizioni Klan kontaktoi me policinë e Tiranës, e cila tha se ai ishte një i ri jetim. Kjo formë e zgjedhur ishte një protestë, pasi i riu nuk ka banesë ku të jetojë.

(Kosova Sot)