Kerry dhe Stoltenberg: NATO edhe më e rëndësishme pas largimit të Britanisë nga BE-ja

  • 27 June 2016 - 14:23
Kerry dhe Stoltenberg: NATO edhe më e rëndësishme pas largimit të Britanisë nga BE-ja

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kanë vlerësuar se NATO do të bëhet edhe më e rëndësishme pas largimit të Britanisë nga BE-ja.

Kerry ka theksuar se si rezultat i ‘Bregzit’, NATO do të ketë është më shumë progres duke shtuar se Aleanca sjell siguri “në një kohë të pasigurisë në Evropë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha gjithashtu se pas vendimit britanik, NATO është më e rëndësishme për mbrojtjen dhe sigurinë e aktiviteteve të koordinimit midis aleatëve evropianë, raporton AP, 

Ai më parë kishte thënë se “Mbretëria e Bashkuar në kuadër të Aleancës mbetet e pandryshuar”, pavarësisht nga ajo që qytetarët britanikë votuan në një referendum për të lënë BE-në.

“E di se pozita e Britanisë në NATO do të mbetet e pandryshuar”, ka thënë Stoltenberg, duke nënvizuar se Britania do të mbetet aleat i fortë dhe i përkushtuar i Aleancës.

(Kosova Sot)