OSBE-ja dhe Policia bëhen bashkë për parandalimin e radikalizmit

  • 27 June 2016 - 15:34
OSBE-ja dhe Policia bëhen bashkë për parandalimin e radikalizmit

OSBE-ja dhe Policia bëhen bashkë për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Misioni i OSBE-së së bashku me Policinë e Kosovës do të diskutojë se di të ndihmojë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, që do të fillojë nesër në Prishtinë.

OSBE njofton se konferenca do t’i bashkojë përfaqësuesit e agjencive të zbatimit të ligjit, bashkësitë fetare, shoqërinë civile dhe mediat ku do të shqyrtohen qasjet multidisiplinare në adresimin e kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në Kosovë.

Pjesëmarrësit do të shtjellojnë edhe masat e ndërmarra deri më tani për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata.

(Kosova Sot)