Shahini: Disa kompani janë rritur në saje të monopolit

  • 27 June 2016 - 15:51
Shahini: Disa kompani janë rritur në saje të monopolit

Kreu i AKB-së, Agim Shahini, në një prononcim për gazetën Kosova Sot thotë për se disa kompani në Kosovë janë rrit dhe janë fuqizuar duke lënë përshtypjen se janë krijuar vetvetiu, por në fakt ato janë rritur në saje të monopolit.

Ai shton se ato kompani kanë marrë favore, tenderë dhe punë të ndryshme nga institucionet publike të Kosovës.

"Por, pas kompletimit të bordit të ri të Autoritetit të Konkurrencës, por tash edhe të MTI-së, pritet dhe duhet që të jenë dukshëm më azhur sesa deri më tani në mënyrë që këto raste t'i monitorojë dhe në momentet kur e vërejnë dhe e konstatojnë se ndonjë kompani kosovare në cilëndo prej fushave, me të cilën ajo merret dhe konstatohet se ka krijuar monopol, ekziston ligji dhe format që i parasheh ai se në çfarë forme duhet të ndërpritet dhe të thyhet ai lloj i monopolit që është zbuluar", shprehet Shahini.

 Ai shton se po shihet se gjërat kanë nisur për të mirë, ngase Prokuroria e Shtetit tashmë ka filluar në zbardhjen e rastit se në çfarë mënyre dhe forme janë favorizuar qoftë individë apo kompani të caktuara.

(Kosova Sot)