Krasniqi: Car Llazari heshti kryeparët e shtetit!

  • 27 June 2016 - 15:58
Krasniqi: Car Llazari heshti kryeparët e shtetit!

sh-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka komentuar vendosjen e përmendores së Car Llazarit në Mitrovicën e Veriut, duke thënë se përmendorja e tij i heshti kryeparët e shtetit.

Ai në një shkrim autorial ka shkruarr se heshtja e qeverisë dhe koalicionit qeverisës për vendosjen e kësaj përmendore është heshtje për shkak të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Sipas tij, kjo është një dëshmi se këta njerëz kanë lejuar që të ndodhin gjëra të tilla kundër Kushtetutës dhe ligjeve.

Lexoni shkrimin e plotë:

CAR LLAZARI I HESHTË KRYEPARËT E SHTETIT!

Nga Jakup Krasniqi

Ardhja e përmendores se Car Llazarit në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike është vepër e Kryeministrit dhe e Presidentit të Kosovës, është vepër e bisedimeve të zhvilluara në Bruksel në mes të Kosovës e të Serbisë. Këto bisedime, u tha shumë herë nga qeveritarët e djeshëm e të sotshëm po mbaheshin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, për forcimin e sovranitetit të shtetit, për integrimin e komunitetit serbë në jetën publike e institucionale, për zhbërjen e strukturave të shtetit serb në Kosovë, për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar etj.. Asnjëra nga këto nuk ndodhi dhe nuk do të ndodh!

Po çka ndodhi?

Ndodhi e po ndodh çdo ditë, ndarja e sovranitetit të shtetit më Serbinë, ndodhi e po ndodhë çdo ditë forcimi i Listës serbe në Institucionet e Kosovës. Zëri i kësaj liste është zëri i Vuçiqit në Qeverinë e Isa Mustafës. Kjo listë është duke punuar pa reshtur për Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, diçka e ngjashme me Republika Serbskën në Bosnje e e Hercegovinë. Madje këta qeveritar as një park mbi urën e Ibrit nuk arritën ta heqin.

Heshtja e Qeverisë dhe e koalicionit qeverisës, për vendosjen e Përmendores së Car Llazarit në Mitrovicë, është heshtje për shkak të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Kjo është një dëshmi tjetër, se këta njerëz që kanë lejuar e lejojnë gjëra të tilla kundër Kushtetutës e ligjeve, duhet të dorëhiqen.

Dorëheqjen këta njerëz duhet ta afronin po të kishin moral e përgjegjësi politike, sikur pozitat që i mbajnë, t’i mbanin për publikun e jo vetëm për veten e tyre.

Kjo praktikë qeverisëse duhet të ndërpritet! Pa ndërprerjen e kësaj qeverisje, rrënimi i institucioneve të shtetit nuk do të ketë ndalje! 

(Kosova Sot)