Publikohet video e sherrit mes pronarit të piceri ‘Erës’ dhe policisë

  • 27 June 2016 - 20:31
Publikohet video e sherrit mes pronarit të piceri ‘Erës’ dhe policisë

Keqtrajtimi i një biznesmeni nga policia ka qenë ngjarja më e komentuar e dy ditëve të fundit.
Biznesmeni Altin Bamllari ka shkruajtur në Facebook se ishte dhunuar nga Policia mbrëmjen e së shtunës, pas mesnate.

Ai ka bërë përgjegjëse për dhunën policine.

Nga ana e saj, Policia ka nxjerrë një deklaratë në të cilën bën me dije se biznesmeni së bashku me të birin ka kundërshtuar policinë dhe janë larguar me vrap nga makina, Opinion.al ka arritur të sigurojë këtë video nga Kullat përballë piramidës.
Në video shfaqen dy persona, në të njëjtën orë shfaqen duke vrapuar në drejtim të piramidës. Në ndjekje të tyre është një polic.

Orari i videos përkon me orën e pretenduar nga biznesmeni, por edhe nga Policia.

Ndërkohë që policia ka ndaluar makinën e biznesmenit, të cilën e drejtonte djali i tij, në afërsi të Ambasadës Ruse. Nuk dihet nëse largimi ka ndodhur pas përplasjes me policinë apo pas saj.

Tashmë biznesmeni i është drejtuar publikisht Prokurorisë që të ndjekë policinë për dhunë, ndërsa policia ka bërë kallzim me akuzë për kundërshtim të punonjësit të policisë.

(Kosova Sot)