Car Lazari ‘zbarkon’ në Kosovë, mediet serbe tregojnë se kush mori vendim për vendosjen e tij (Foto)

  • 27 June 2016 - 21:50
Car Lazari ‘zbarkon’ në Kosovë, mediet serbe tregojnë se kush mori vendim për vendosjen e tij (Foto)

Shtatorja e Car Llazarit, e vendosur mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës, pritet të shpaloset nesër (28 qershor), me rastin e ditës së “Vidovdan”-it.

Për vendosjen e kësaj shtatore kanë raportuar edhe mediet beogradase. Gazeta “Blic.rs”, në një shkrim të sajin, tregon detaje për monumentin të cilët serbët e konsiderojnë legjendë të tyre.

Sipas tyre, Cari do të jetë i gjatë 8 metra ndërsa do të peshojë 7.5 ton. Kurse, vendimin për ta vendosur atë në qendër të veriut të Mitrovicës është marrë nga këshilltarët komunal të kësaj komune.

“Pamja e tij është dizajnuar me një shpatë në dorë, ndërsa në tjetrën duke treguar gishtin në drejtim të Gazimestanit”, shkruan kjo gazetë.

Ndryshe, institucionet e Republikës së Kosovës ende nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim lidhur me këtë veprim që serbët e veriut kanë vendosur ta bëjnë. 

(Kosova Sot)
 

Image
Image
Image
Image
Image