Aksident tragjik në Prizren

  • 27 June 2016 - 22:02
Aksident tragjik në Prizren

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Prizren. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në afërsi të Gjykatës Themelore në Prizren.

Drejtori i Policisë në Prizren Nexhmi Krasniqi, tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo për shkak të lëndimeve të rënda nuk ka arrit të mbijetojë.

“ Viktima ka ndërruar jetë në Spitalin e Prishtinës”, konfirmoi Krasniqi për media lokale.

Sipas tij, viktima është i familjes Çollaku nga Hasi.

(Kosova Sot)