Kërcënonte me vrasje bashkëshorten, kapet me pistoletë 23 vjeçari

  • 28 June 2016 - 10:50
Kërcënonte me vrasje bashkëshorten, kapet me pistoletë 23 vjeçari

Ai ushtronte dhunë prej kohësh ndaj bashkëshortes. Mëngjesin e së martës, falë ndërhyrjes në kohë të policisë së Durrësit u parandalua një vrasja. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Bledar Alushi.

Ai është arrestuar në flagrancë, ndërsa kërcënonte se do të vriste bashkëshortene tij, 22-vjeçaren B.Alushi. Pasi është neutralizuar i riu është arrestuar.

23-vjeçarit i janë gjetur një armë zjarri, tip pistoletë model-54, bashkë me një krehër pistolete me gjashtë fishekë

(Kosova Sot)