Zhduket adoleshentja, familjarët: Na tha se ishte në Kosovë

  • 28 June 2016 - 11:20
Zhduket adoleshentja, familjarët: Na tha se ishte në Kosovë

Një 17-vjeçare nga Marinza është larguar prej një muaji nga shtëpia. Nga mos pasja e informacionit për adoleshenten, familjarët e saj e kanë denoncuar në polici zhdukjen e saj.

Babai i saj, Gramoz Rrethi, thotë se prej datës 23 maj e bija ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas familjarëve, ata kanë qenë në kontakt telefonik me vajzën deri para 5 ditësh dhe vajza raportonte se ishte në Kosovë.

Por humbja e kontakteve ka alarmuar familjarët, të cilët kanë bërë denoncim në policinë e Roskovecit.

I ati 17-vjeçares kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës, pasi deri më tani, ata nuk kanë asnjë informacion nga policia.

(Kosova Sot)