Çështja e “Trepçës” nuk mund të zgjidhet pa Serbinë

  • 28 June 2016 - 11:35
Çështja e “Trepçës” nuk mund të zgjidhet pa Serbinë

“Çështja e Trepçës nuk mund të zgjidhet pa Serbinë, sepse Serbia është pronare e saj”, kanë thënë udhëheqësit e gjashtë komunave serbe në Kosovë, duke iu kundërpërgjigjur Qeverisë së Kosovës në planin e saj për rimëkëmbjen e gjigantit metalurgjik, duke provuar ta kthejnë në ndërmarrje publike kosovare.

Gazeta serbe Vecernje Novosti, shkruan se sipas përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë “Trepça” është jetike për mbijetesën e serbëve të Kosovës.

“Çështja e ‘Trepçës’ nuk mund të zgjidhet pa Serbinë. Ndaj duhet të ndalen përpjekjet e njëanshme të Prishtinës zyrtare që ta shndërrojnë në kompani shtetërore”, ka thënë Dragan Jabllanoviq, kryetari i Leposaviqit.

(Kosova Sot)