Juncker: Londra të qartësojë sa më shpejtë situatën e saj pas Brexit

  • 28 June 2016 - 13:02
Juncker: Londra të qartësojë sa më shpejtë situatën e saj pas Brexit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i kërkoi sot Britanisë së Madhe të qartësojë sa më shpejtë të jetë e mundur situatën pas Brexit, duke përjashtuar çdo lloj negociate me Londrën para njoftimit të daljes së saj nga BE-ja.

“Ne nuk mund të futemi në një paqartësi të zgjatur. Dëshiroj që Britania e Madhe të qartësojë pozicionin e saj, jo sot, as nesër, por sa më shpejtë”, insistoi Juncker para Parlamentit Evropian.

“Nëse nuk ka njoftim, nuk ka negociata”, theksoi ai.

(Kosova Sot)