Ministri Dalibor Jevtic ka keqpërdorur veturat zyrtare

  • 28 June 2016 - 13:12
Ministri Dalibor Jevtic ka keqpërdorur  veturat zyrtare

Ministri për kthim dhe Komunitete Dalibo Javtic I ka dhënë disa vetura zyrtare për shfrytëzim, raporton  Gazeta Kosova Sot.

Veturat 3Z të Ministrisë për Kthim dhe Komunitet I janë dhënë disa organizatave, sipas zyrës së auditorit të përgjithshëm dy institucione që kanë përfituar nga ministria kanë qenë jo publike

“Automjeti me targa 3Z-163-18, më datë 05.08.2013 i është dhënë në shfrytëzim organizatës jo qeveritare “Multietnicka OJQ Agro Fokus” në Komunën e Istogut”, thuhet në raportin e ZAP.

Derisa njëra prej makinave të MKK me targa 3Z-158-18, është dhënë në shfrytëzim për një vit Radio KIM në muajit gusht të vitit të kaluar.

Këto marrëveshje me institucionet jo publike janë ndërprere nga MKK, pas pranimit të draft raportit të auditimit. Kurse 5 vetura tjera Dalibor u ka dhënë në shfrytëzim institucioneve tjera publike.

(Kosova Sot)