Stojanoviq: Serbët e Kosovës ta ruajnë trashëgiminë

  • 28 June 2016 - 13:37
Stojanoviq: Serbët e Kosovës ta ruajnë trashëgiminë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanovicq ka thënë me rastin e shënimit të festës së Vidovdanit se serbët në Kosovë duhet ta ruajnë trashëgiminë.

Zëvendësi i kryeministrit Isa Mustafa tha në oborrin e manastirit të Graçanicës, se duke shënuar Vidovdanin “kujtohet dita e madhe në historinë e Serbisë, kur çdo gjë ndryshoi, dita që u bë pjesë e kodit gjenetik dhe identitetit serb”.

“Më së shumti që mund të bëjmë në këtë vend është që të qëndrojmë këtu, të luftojmë edhe më tutje për mbijetesë si dhe të mos heqim dorë nga ekzistenca jonë, t`i kujtojmë ata që kanë sakrifikuar më shumë se ne, si dhe kurrë të mos lejojmë që ky vend i shenjtë të mbetet pa emra e mbiemra serbë” ka shtuar Stojanoviq, raportojnë mediat serbe

(Kosova Sot)