Zeka: Barra më e rëndë për punësim bie mbi të gjitha qeveritë

  • 28 June 2016 - 14:13
Zeka: Barra më e rëndë për punësim bie mbi të gjitha qeveritë

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se  gabimet në premtimet mbi punësimin në Kosovë janë shumëpalëshe dhe shumëdimensionale, por që natyrisht barra më e rëndë e përgjegjësisë bie mbi të gjitha qeveritë, posaçërisht pas shpalljes së Pavarësisë së vendit.

Sipas Zekës, mungesa e një strategjie nacionale zhvillimore, ngathtësia në reduktimin e burokracisë, perceptimi i keq për korrupsionin që vendi i ka ndërtuar vetes ndër vite dhe aq më keq mungesa e përpjekjeve për eliminimin e tij, sundimi i dobët i ligjit dhe mosfunksionimi i gjykatave janë disa prej aspekteve që e kanë përcjellë vendin gjatë gjithë këtyre viteve.

(Kosova Sot)