Hakmarrja mes fiseve në Thumanë, burg përjetë për Korajt

  • 28 June 2016 - 14:58
Hakmarrja mes fiseve në Thumanë, burg përjetë për Korajt

Dy burgime të përjetshme dhe 56 vite burg ka dhënë Gjykata e Krujës për 8 personat e akuzuar për vrasjen e tre pjesëtarëve të familjes Çeku. Ngjarja ndodhi qershorin e vitit të kaluar në Thumanë të Krujës, ku tre vëllezërit Pëllumb, Besnik, Danjel Kora dhe babai i tyre Gurali Kora qëlluan më armë për vdekje Franc Çekun, Arben Çekun, Eno Raman, si plagosën Luçie Çeku.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor togat e zeza dënuan me burgim të përjetshëm Pëllumb dhe Benik Korën, të cilët janë personat që qëlluan me armë në drejtim të viktimave.

24 vite u dënua vëllai i vogël të familjes Kora, Danjeli. Për babain e tyre Guraliun u dhanë 21 vite heqje lirie. Ndërsa për 4 persona të cilët përkrahën autorët e krimit duke i ndihmuar u kërkuan në total 11 vite e 6 muaj burg.

Sipas prokurorisë ka patur një konflikt mes Pëllumb Korës dhe Arben Çekut në një lokal të fshatit. Më pas anëtarët e familjes Kora kthehen me armë dhe qëllojnë për vdekje tre pjesëtarë të fisit Çeku

(Kosova  Sot)