Një grua në Gostivar gjendet e alivanosur në tualet, vdes në spital

  • 28 June 2016 - 15:45
Një grua në Gostivar gjendet e alivanosur në tualet, vdes në spital

Të hënën rreth orës 21 e 15 minuta, në policinë e Gostivarit është paraqitur personi me iniciale A.A. (38) i cili e ka informuar policinë se në rrugën “Major Çede Filipovski” në banesën e tij, ku ka jetuar me qera F.J. (68), ajo nuk është vërejtur ditët e fundit, raporton “Lajm”.
Policia ka shkuar te banesa dhe është futur në banesë, kurse në tualetin e banesës është gjetur F.J., në gjendje komatike.

Ekipet e ndihmës së shpejtë e kanë transferuar atë në spitalin e Gostivarit, ku ka ndërruar jetë rreth orës 22 e 30 minuta. Mjekët po hetojnë shkaqet për vdekjen e saj.

(Kosova Sot)