Komuna e Ramdan Mujës shpenzon 6 mijë euro për larjen e automjeteve (Dokument)

  • 28 June 2016 - 16:06
Komuna e Ramdan Mujës shpenzon 6 mijë euro për larjen e automjeteve (Dokument)

Komuna e Prizrenit e cila udhëhiqet nga kryetari Ramadan Muja, do të shpenzojë hiç më pak se 6 mijë euro vetëm për larjen e automjeteve të Komunës.

Kjo komunë tanimë ka kryer edhe procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë shërbimin e pastrimit dhe larjeve të automjeteve, raporton një media lokale.

Zyra e Prokurimit në komunën e Prizrenit, ka përzgjedhur kompaninë “Toni” Prizren për larjen dhe pastrimin e veturave të kësaj Komune.

Vlera e kësaj kontrate është parashikuar të jetë 6 mijë euro.

Në këtë tender kanë ofertuar 3 kompani, përderisa edhe oferta me artë dhe më e lira thuhet të kenë qenë 6 mijë euro, sa edhe ka ofertuar kompania fituese. 

saaa

(Kosova Sot)