Meta: Për reformën në drejtësi do të flas më 21 korrik

  • 28 June 2016 - 16:22
Meta: Për reformën në drejtësi do të flas më 21 korrik

Gjatë inaugurimit të një biznesi fason në qytetin e Cërrikut, kryetari i Kuvendit njëherësh edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, u pyet edhe për reformën në drejtësi. Kryeparlamentari u shpreh se për reformën duhet të pyesni Petrit Vasilin, i cili është edhe anëtar i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.

“Ndërsa unë, - tha Meta, - do të flas në 21 korrik dhe deri atëherë ju duhet të keni durim të prisni”. Në fjalën e tij në këtë inaugurimi, Meta theksoi se ky investim do të krijojë vende të reja pune për gratë dhe vajzat e zonës.

“Nuk jam partizan i arritjeve imagjinare, por është mirë kur hapen biznese të reja, qofshin edhe modeste. Ky biznes është një mundësi dhe do punohet për të hapur sa më shumë biznese për të përballuar me dinjitet jetën”, deklaroi kreu i Kuvendit.

(Kosova Sot)