Gjendet e vdekur në mal një 45-vjeçare

  • 28 June 2016 - 18:24
Gjendet e vdekur në mal një 45-vjeçare

Në malin e Gramshit në Shqipëri është gjetur një trup i pajetë.

Mediat në Shqipëri, duke iu referuar burimeve në polici, thonë se viktima është identifikuar si Barie D, 45-vjeçare.

Trupi i pajetë është zbuluar rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotën, pranë një mase shkëmbore në fshatin Tërvol.

Banorët e këtij fshati e kanë njoftuar policinë, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vdekjeje. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit tashmë kanë nisur hetimet për të gjetur shkaqet e vdekjes.

Deri ëm tani janë ngritur dy pista: ajo e vetëvrasjes ose e vdekjes aksidentale dhe ajo e vrasjes së qëllimshme dhe dërgimit të kufomës në mal për të fshehur gjurmët.

Në trupin e viktimës policia ka gjetur lëndime por akoma nuk dihet se si janë shkaktuar ato.

(Kosova Sot)