Refugjati sirian gjeti 150 mijë euro, ja çfarë bëri me to

  • 28 June 2016 - 20:04
Refugjati sirian gjeti 150 mijë euro, ja çfarë bëri me to

Një refugjat sirian është kthyer në “heroin e ditës” në Gjermani, pasi gjeti 150 mijë euro dhe ua dorëzojë ato autoriteteve lokale.

Ngjarja ndodhi në qytetin gjerman të Mindenit.

I riu i gjeti paratë në një dollap, brenda një apartamenti të cilin ia kishte dhënë për përdorim një shoqatë bamirëse.

“Nuk u mendova dy herë. Mora shumën dhe ja dhashë një nëpunësi në Zyrën e Imigrimit”, u shpreh ai pas gjestit qytetar.

Mësohet se 25-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka mbërritur në Gjermani tetorin e shkuar.

(Kosova Sot)