Banka gabon, i dërgon 123 milionë në llogari, ja si vepron australiani

  • 28 June 2016 - 20:07
Banka gabon, i dërgon 123 milionë në llogari, ja si vepron australiani

Një shtetas australian rreth të tridhjetave ka shkuar të tërheqë para nga banka dhe ka gjetur në llogarinë e tij një shifër të pabesueshme.

Metju Piers kishte në llogari 123 milionë dollarë australianë më shumë sesa gjendja e mëparshme qe ai kishte lënë në llogarinë e tij.

Ai ka kuptuar menjëherë se banka kishte bërë një gabim, ai e ka denoncuar këtë fakt. Pasi është korrigjuar gabimi, banka ka nisur verifikimet lidhur me përgjegjësit.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, por 30-vjeçari ka vendosur ta tregojë historinë për mediat, pasi u publikua historia e ngjashme e një vajze nga Malajzia, të cilës iu kalua gabimisht një sasi e madhe parash, që i shpenzoi brenda pak ditësh.

(Kosova Sot)