Skllavi që e ka mësuar Jack Daniels-in se si duhet përpunuar uiskin

  • 28 June 2016 - 21:00
Skllavi që e ka mësuar Jack Daniels-in se si duhet përpunuar uiskin

P as 150 vjetësh, 'Jack Daniels' më në fund ka treguar që një skllav qëndron prapa recetës me famë botërore të uiskit më të popullarizuar amerikan. Deri më tani është thënë që ka qenë prodhuesi i pijeve alkoolike, Dan Call, ai i cili e kishte mësuar nxënësin e tij, Jasper Newton 'Jack' Daniel, se si ta udhëhiqte distilerinë e tij në Tenesi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Mirëpo, duket që brendi me famë botërore tani më në fund është i gatshëm të përballet me historinë kontroverse pasi që ka treguar që nuk ka qenë Dan Call, mirëpo njëri nga skllevërit e Call-it, që quhej Nearis Green, ai i cili ia kishte mësuar eksperiencën e tij në distilim Daniel-it. "Na është dashur diçka si puna e përvjetorit për të filluar që të flasim për veten", ka thënë Nelson Eddy, historian i 'Jack Daniels'-it. Sipas biografisë së vitit 1967, "Jack Daniel's Legacy", Call i kishte thënë skllavit të tij që ta mësonte Daniel-in gjithçka që dinte. "Xhaxhi Nearest është prodhuesi më i mirë i uiskit që e njoh unë", thuhet të ketë thënë Call.

Fotografia e rrallë

Skllavërisë i kishte ardhur fundi në vitin 1865 me ratifikimin e Amendamentit të 13-të. Daniel-i e kishte hapur distilerinë e tij një vit më vonë, ku i kishte punësuar dy djemtë e Green-it. Një fotografi e nxjerrë në atë kohë paraqet një burrë, që besohet të jetë njëri nga djemtë e Green-it, të ulur përkrah Daniel-it dhe punëtorëve të tij. Fotografia është shumë e rëndë- sishme pasi që punëtorët me ngjyrë të zezë të lëkurës atëbotë janë detyruar që të uleshin në rreshtat e pasmë. Përfshirja e tij mund të ketë qenë si simbol i asaj që ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në distilerinë 'Jack Daniels'. Megjithatë, Nearis Green dhe familja e tij ishin harruar shumë shpejt, për të mos u përmendur kurrë më - deri më tani.

Image

Fshehja e historisë

Phil Epps, drejtor i brendit global në 'Brown-Forman', që ka pasur në pronësi distilerinë për 60 vjet, insiston që harresa e familjes Green nga historia e uiskit nuk ka qenë një veprim i qëllimshëm. Mirëpo, në kohën kur distileria po mundohej ta fuste 'Jack Daniels'-in në tregun e jugut, me shumë gjasë ata nuk do të kishin pasur dëshirë të tregonin për origjinën e tyre. Epps ka thënë që tregimi për mënyrën e krijimit të uiskit ishte zbuluar gjatë kohës kur po kërkohej origjina e uiskit. "Kur e patëm gjetur e u patëm thelluar në të e patëm kuptuar që kjo ishte një gjë me të cilën do të mund të krenoheshim", ka thënë Epps. Disa kritikë e kanë kritikuar këtë lëvizje, duke e cilësuar si cinike, pasi që thuhet se është bërë me qëllim për ta bërë pijen joshëse për të rinjtë, të cilët njihen për faktin që 'gërmojnë në çështjet shoqërore'. Nëpërmjet shpërfaqjes së historisë sot, parandalohet zbulimi i saj nesër. Megjithatë, brendi i famshëm botëror tashmë ka vendosur t'i rregullojë gjërat dhe që gjithçka të vendoset në vendin e vet. Pas dekadash të tëra të injorimit të tregimit për familjen Green, që ka qenë shumë mirë e njohur për historianë, 'Jack Daniels' e ka pranuar historinë, që do të rrëfehet në turneun e radhës. 

Mjeshtërit e vërtetë të uiskit

Skllevërit dikur kanë përbërë shumicën e meshkujve që kanë punuar në industrinë e distilimit të alkoolit dhe të dhënat nga shitja e skllevërve tregon që aftësia e një skllavi për distilim alkooli ka ndikuar shumë në rritjen e çmimit. Historianët gjithashtu besojnë që disa metoda të caktuara, të përdorura për krijimin e uiskit amerikan, e që nuk mund të gjenden në traditat gjermane dhe britanike, mund të kenë ardhur nga teknikat afrikane, që janë bartur nga njëra gjeneratë në tjetrën. Mirëpo, sikur për shumë gjëra të tjera, pronarët e distilerive i kishin marrë lëvdatat për uiskin e prodhuar nga skllevërit e tyre.

E, meqë shumë pak është shkruar për kontributin e skllevërve në atë periudhë, historianëve iu kanë mbetur shumë pak burime për ta kuptuare se si gratë dhe burrat skllevër e kanë krijuar uiskin amerikan. Një tjetër traditë e 'Jack Daniels'-it është procesi 'Lincoln County', ku uiski i paplakur kalon nëpër qymyr të panjës për t'u pastruar dhe si rrjedhojë merr një shije më të ëmbël. Edhe një herë, historia thotë që Alfred Eaton, me ngjyrë të bardhë të lëkurës, e ka zbuluar këtë teknikë në vitin 1825, megjithatë ekspertët pretendojnë që gjasat janë të mëdha që ai të ketë rrjedhur nga skllevërit, të cilët e kishin përdorur këtë teknikë për t'i larguar papastërtitë gjatë kohës kur e përpunonin alkoolin e tyre.  

(Kosova Sot)