Qytetarët i neverit kjo politikë korruptive

  • 29 June 2016 - 07:53
Qytetarët i neverit kjo politikë korruptive

Kurteshi: Këta pushtetarë nuk kanë ndjeshmëri për problemet e qytetarëve.

"Sot, për të arritur suksese në politikë, në organet e shtetit dhe në ekonomi, deri edhe në diplomaci, madje edhe në kualifikimet e larta pasuniversitare, duhet të kesh lidhje të forta me politikën, kryesisht me subjektet politike. Pra, nuk ka mundësi askush të arrijë ndonjë punë dhe as kualifikim pa lidhje politike", shprehet profesor Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot"

Qeveria e Kosovës, e këtij mandati, që e përbën koalicioni i madh PDK-LDK, e krijuar para dy vjetësh, pas një krize të madhe pas zgjedhore për 6 muaj të plotë, do të mbahet mend si një nga qeveritë më të dështuara që ka pasur Kosova në 16 vitet e pasluftës, si një qeveri krejtë- sisht mashtruese, që e ka humbur tërë- sisht kontaktin me qytetarët, duke shikuar vetëm interesat e saj klienteliste e korruptive. Për këtë shkak edhe vendi ka ardhur në atë gjendje që qytetarët tani i neverit politika, sepse është krijuar bindja se politika nuk shërben për asgjë tjetër pos për t'u pasuruar, duke zhvatur fondet publike të qytetarëve. Bërja politikë e këtij lloji të degraduar ka bërë qytetarët të rijnë anash e të stepur, kurse anëtarë të partive janë e mbeten kryesisht militantët që përfitojnë apo presin të përfitojnë nga mafio-politika. Për t'u shkëputur nga kjo gjendje e pa shpresë, përfaqësues të opozitës dhe analistët politikë, konsiderojnë se populli duhet të zgjohet nga gjumi dhe në zgjedhjet e radhës ta ndëshkojë pa mëshirshëm këtë klasë politike të tej korruptuar dhe të distancuar nga interesi qytetar. 

"Kjo klasë politike në pushtet nuk i dëgjon hallet e njerëzve" Deputeti i Lëvizjes 'Vetëvendosje', Ismail Kurteshi, thotë se që në fillim të këtij mandati është parë dyfytyrësia e kësaj klase politike në pushtet, e cila nuk e ka pasur në agjendën programore zhvillimin e vendit dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarit, por vetëm kapjen e shtetit përmes pushtetit dhe kënaqjen e disa interesova korruptive klienteliste, sepse humbja e kontaktit me qytetarin nga këto dy parti politike ka ndodhur shumë më herët se koha e atyre zgjedhjeve. Sipas Kurteshit, më së miri këtë e dëshmon eksodi masiv që ndodhi në mandatin e kësaj qeverie para një viti e gjysmë."Dikush mund ta humbë vetëm atë që e ka poseduar ose ushtruar. Kjo Qeveri nuk mund ta humbë kontaktin me qytetarë, sepse asnjëherë nuk e ka mbajtur një kontakt të tillë. Nuk do të harrohet kurrë eksodi masiv, menjëherë pas themelimit të Qeverisë aktuale, në janarin e vitit 2015, dhe deklarata e kryeministrit se ata që po ikin kanë 'iPhone' (ajfonë), që do të thoshte se po iknin pa ndonjë arsye. Kurse kur demonstruesit i mbushnin sheshet e Prishtinës, qeveritarët nuk merreshin me arsyen e protestës dhe korrigjimin e gabimeve, por merreshin me shifra qesharake për numrin e protestuesve. Këto janë vetëm disa nga dëshmitë më të mira se këta njerëz nuk kanë ndjeshmëri problemin e qytetarit, e ndjeshmëri nuk mund të kenë nëse nuk i përjetojnë ose dëgjojnë ato halle drejtpërsë- drejti nga qytetarët", shprehet Kurteshi.

Lidhjet mafioze shfrytëzohen për benefite Sipas Kurteshit, krijimi i kontaktit me qytetarët është i domosdoshëm. "Humbja e kontaktit me qytetarë është njëra nga arsyet e rëndësishme, por, natyrisht, jo edhe e vetmja arsye që këta qeveritarë duhet të shkojnë sa më parë nga skena politike e Kosovës", thotë deputeti Ismail Kurteshi për "Kosova Sot". Se kjo klasë politike nuk përfaqë- son as minimumin e interesave qytetare, se ka shkëputur lidhjet me masën dhe është pozicionuar vetëm karshi interesave të ngushta klienteliste, e pohon edhe analisti politik, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi. Ai thotë se qytetari e ka kuptuar tani se pa lidhje të ngushtë klienteliste me politikën nuk mund të përfitojë asgjë që është në interesin e tij, derisa lidhjet kriminale mafioze me pushtetin shfrytëzojnë të gjitha benefitet e mundshme. "Sot për të arritur suksese në politikë, në organet e shtetit dhe në ekonomi, deri edhe në diplomaci, madje edhe në kualifikimet e larta pasuniversitare, duhet të kesh lidhje të forta me politikën, kryesisht me subjektet politike. Pra, nuk ka mundësi askush të arrijë ndonjë punë dhe as kualifikim pa lidhje politike", shprehet profesor Kelmendi për "Kosova Sot".

Keqqeverisja e ka bërë popullin të dëshpëruar Shkëputjen e madhe të politikës qeveritare nga populli dhe pozicionimin e skajshëm në realizimin e interesave korruptive të grupeve të ngushta klientelistë dhe militantizmit politik e sheh si pasojë të humbjes së besimit të qytetarëve në këtë qeveri edhe profesori Riza Smaka. "Keqqeverisja aktuale e ka dëshpëruar dhe e ka zhgënjyer numrin më të madh të qytetarëve të vendit tonë. Këtë po e nxjerrin si konstatim të vazhdueshëm edhe të gjitha raportet e një pas njëshme të organizatave të huaja e vendore. Këtë humbje të kontaktit, shkëputje të besimit, qytetarët e kanë shkaktuar në masë të madhe dy subjektet politike në vendin tonë, në radhë të parë ato me më shumë mandate, PDK-ja e LDK-ja, të cilat edhe sipas evidencave të publikuara nga vetë institucionet e menaxhimit të zgjedhjeve, në masë të konsideruar ka dalë se spekulojnë me votat dhe me vullnetin politik të votuesve, të cilët në instancën e fundit dalin humbës, të zhgënjyer e të dëshpëruar", thotë Smaka për "Kosova Sot". Daljen nga kjo situata e pa shpresë për qytetarin, analisti politik, Albrim Badallaj, e sheh vetëm tek ndryshimi rrënjësor në politikë, por që duhet të determinohet nga filtrimi i politikës nga vetë qytetarët. "Zgjidhja e vetme për përmirësimin e kësaj situate do të jetë ndërrimi i klasës politike në përgjithësi, me njerëz të rinj, që e duan vendin e tyre në jetën e përditshme e jo vetëm nëpër festa kombëtare e përvjetorë dhe të cilët do të kontribuonin për interesin e qytetarit të thjeshtë, që të hapen vende të reja të punës, të vihet në pyetje vetëm meritokracia, të eliminohet lidhja klienteliste dhe tenderomania. Sa më parë duhet të bëhet freskimi i kësaj klase, sepse politika edhe ata të rinj, të cilët kanë qëllime të pastra të infektohen e të bëhen pjesë e sistemit të ri të vlerave", thotë analisti Albrim Badallaj. Magjistri i shkencave politike Ali Hertica pohon se është pikërisht sjellja dhe vrazhdësia jointelektuale dhe politike, e cila e ka zhytur Kosovën në rrugë pa krye, me njerëz të korruptuar dhe ideologji konspirative të interesave kilenteliste të matrapazëve politike që shprehen edhe me fjalor rrugaçësh, prandaj nuk ka se si të mos humbet kontakti i këtyre politikave me qytetarin e mashtruar."Politika dhe politikanët e instaluar në kupolën e shtetit e kanë sjellë qytetarin në këtë situatë, sepse këta politikanë janë autorë të politikës së degraduar, ku nuk i shërbejnë qytetarit, por vetëm mendojnë se si të pasurohen, të vjedhin qytetarin e varfër dhe të gjitha fondet e shoqërisë. Politikëbërja e degraduar e politikanëve të interesit personal e ka bërë qytetarin mos të jetë fare i interesuar për këtë politikëbërje dhe tani qytetari rri anash, sepse e ka humbur besimin te çdo politikan. Këta politikanë janë dhënë vetëm tek interesat e militantëve partiakë dhe klaneve të tyre kriminale për t'u pasuruar dhe ruajtur pozicionet e tyre qeverisëse", thotë Hertica për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)