Ndalohen fluturimet nga Stambolli drejt SHBA dhe anasjelltas

  • 29 June 2016 - 09:05
Ndalohen fluturimet nga Stambolli drejt SHBA dhe anasjelltas

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka ndërprerë të gjithë fluturimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Stambollit në Turqi, pas sulmit vetëvrasës në aeroportin “Ataturk”, ku mbetën të vrarë të paktën 28 persona. Një urdhër për “ndalesë në tokë” është nxjerrë për të gjithë fluturimet që nisen drejt Stambollit apo fluturimet nga qyteti turk drejt qyteteve amerikane, konfirmoi agjencia.

FAA refuzoi të sqaronte se për sa kohë do të ishte në fuqi ndalimi i fluturimeve me Stambollin dhe se sa fluturime ishin prekur nga ky vendim.

(Kosova Sot)