Lansohet doracaku i terminologjisë për Personat me Aftësi të Kufizuara

  • 29 June 2016 - 09:12
Lansohet doracaku i terminologjisë për Personat me Aftësi të Kufizuara

Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) dhe Grupi për Qasje në Zgjedhje (GQZ), të përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvilim Ndërkombëtar (USAID), bëjnë lansimin e Doracakut për Qasjen dhe Terminologjinë e Drejtë për Personat me Aftësi të Kufizuara. 

Lansimi i doracakut do të përcillet me një tryezë të rrumbullakët në të cilën përfaqësues nga organizatat që përfaqësojnë mediat, rregullatorët e mediave, institucionet publike si dhe përfaqësues nga subjekte politike dhe OJQ do të diskutojnë në lidhje me problemet më të zakonshme në adresimin e personave me aftësi të kufizuara dhe stereotipet që i përcjellin këta persona në jetën politike dhe publike në Kosovë. 


(Kosov Sot)