Publokohen pamje të momentit kur njëri nga sulmuesit gjuan drejt udhëtarëve (Foto)

  • 29 June 2016 - 09:31
Publokohen pamje të momentit kur njëri nga sulmuesit gjuan drejt udhëtarëve (Foto)

Mediat turke kanë publikuar fotografi të njërit prej terroristëve që ishte duke qëlluar me kallashnikov ndaj udhëtarëve në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, Ataturk.

Pasi hapi zjarr, terroristi hodhi veten në erë, pasi në trup mbante një brez eksplozivi. Siç duket edhe në foto, vrima në dysheme është krijuar nga shpërthimi vetëvrasës. Kanë qenë tre kamikazë që qëlluan fillimisht me armë dhe më pas vetëshpërthyen duke shkaktuar 36 viktima dhe mbi 140 të plagosur.

Mes të plagosurve ka edhe efektivë policie. Dyshohet se pas këtij sulmi fshihet grupi terrorist i ISIS, ndërsa raportohet se terroristët shkuan në aeroportin Ataturk me taksi, një skenar i ngjashëm ky me atë të sulmeve në aeroportin e Brukselit nëntorin e 2015.

Nuk është e konfirmuar, por disa media turke shkruajnë se sulmuesit kanë patur bashkëpunëtorë e mendohet se njëri prej terroristëve është arrestuar. Ndërkohë, fluturimet në aeroportin e Stambollit kanë rinisur normalisht.

(Kosova Sot)

tttt_1467183866-6799453tt_1467183859-4897489ttttt_1467183869-2192526

ttt_1467183863-2903209