Kryeministri Mustafa dënon sulmet terroriste në Stamboll

  • 29 June 2016 - 10:00
Kryeministri Mustafa dënon sulmet terroriste në Stamboll

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka dënuar sulmet terroriste në Stamboll, ndërkaq tha se Kosova është tronditur nga këto sulme.

Ai i ka shprehur ngushëllime shtetit dhe popullit turk.

“Kosova është tronditur dhe i dënon sulmet terroriste në Stamboll. Ngushëllime popullit turk dhe Qeverisë Turke”, shkruan kryeministri Mustafa në rrjetin social Twitter. 

(Kosova Sot)