Pas sulmit në Stamboll, kontrolle të rrepta edhe në “Rinas”

  • 29 June 2016 - 10:10
Pas sulmit në Stamboll, kontrolle të rrepta edhe në “Rinas”

Pas sulmit në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit, në Aeroportin “Nënë Tereza” u ndërmor menjëherë një kontroll rutinë me qenë të specializuar për gjetjen e ekskluzivëve.

Mediat raportojnë se komisariati i “Rinasit” ka procedurën rutinë pas çdo ngjarjeje që ndodh në një aeroport europian dhe merr masa paraprake shtesë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë.

Ndërkohë, “Turkish Airlines” që u nis nga “Rinasi” si çdo mbrëmje drejt Aeroportit “Ataturk” të Stambollit u ul në vetëm pak çaste pas shpërthimit atje në orën 23:12 sipas orës lokale të së martës. Në këtë avion ishte edhe një delegacion i qeverisë shqiptare, pjesë e të cilit kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, të cilët do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Ankara sot.

(Kosova Sot)